26-04-2024

Sot mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit

Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, në të cilën pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ndër pikat e parapara të rendit të ditës janë:

-Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit në Komunën e Prizrenit
– Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Komunale për transparencë
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e çmimit-dekoratës “Remzi Ademaj” për dëshmorët e Komunës së Prizrenit dhe
– Informatë për përfundimin e vitit shkollor

Seanca do të mbahet në selinë e KK-së, e njohur si “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.