23-11-2024

Sot ndryshoi ora

Ata që punojnë sot patëm rastin të zgjohen një orë më vonë, për shkak të ndërrimit të orës, akrepat e tw cilës janë kthyer për një orë prapa. Kjo ditë mund të shënojë herën e fundit që kontinenti i Europës ndërron orën dhe të gjitha vendet do të ketë orën e njëjtë.

Që nga viti 2002, direktiva e Bashkimit Europian vendosi që të rregullonte ndryshimin e orës 2 herë në vit, verë e dimër, duke vendosur që ndërrimet të bëhen në javën e fundit të marsit dhe javën e fundit të tetorit.

Por, një raport i parlamentit Europian në vitin 2017 arriti në përfundimin se këto ndryshime duheshin rimarrë në konsideratë. Disa vende jashtë BE-së si Rusia, Turqia, Bjellorusia dhe Islanda e kanë braktisur këtë praktikë.

Argumenti ishte se ndihmon në mbajtjen e një ore të njëjtë duke mos shkaktuar parregullsi në sektorin e transportit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.