22-05-2024

Sot përfundon panairi “100% Rahovec”

Panairi tre ditor i produkteve vendore, me moton “100% Rahovec”, në të cilin e kanë vizituar shumë qytetarë të Rahovecit me rrethinë përfundon sot, shkruan “GazetaePrizrenit.net”

Në panair janë ekspozuar dhe promovuar vetëm produkte vendore,

Në mjediset në të cilat janë ekspozuar produktet, në rrugën “Xhevat Kasapi” janë nxjerrë edhe kazan për pjekjen e rakisë, duke bërë demonstrimin e saj, si dhe turshi e specialitete të shumta vendore nga Rahoveci, i njohur për punën dhe prodhimet bujqësore.

Fotografia e Bjondina Kleqka

Gjatë dy ditëve të kaluara ka pasur edhe çaj e kafe, bashkë me muzikën, që kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive, në panairin e organizuar për herë të parë në këtë komune, me synimin të gjallërojë qytetin në këto ditë feste dhe të presim edhe vizitorë nga qytetet tjera.

Zyrtarët lokal kanë thënë se synojnë që kjo ngjarje të bëhet tradicionale, për të vazhduar stimulimi i prodhuesve vendor edhe në të ardhshmen./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Agro Krusha

Fotografia e Bjondina Kleqka

 

Asnjë koment

Comments are closed.