Sot, përurohet projekti për zgjerimin e magjistrales Prizren-Arbanë-Gjakovë, hyrja për autostradë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu do të bëjë inaugurimin e projektit të zgjerimit dhe asfaltimit të rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas njoftimit, ceremonia do të mbahet në pjesën tek pjesa e rrethrrotullimit të Landovicës, ku edhe lidhet autostrada Prizreni dhe rruga nga Gjakova, në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve.
Ceremonia nis në orën 11:00. / GazetaePrizrenit.net/
Lexo edhe: