24-07-2026

Sot varroset 19-vjeçari Ermal Shala nga Mleqani i cili humbi jetën në vetaksident

Xhamia “Hoxhë Mustafë Arifi” në Mleqan ka njoftuar për kohën e varrimit të të riut Ermal Afrim Shala, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motoçikletë në Llazicë të Malishevës.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet sot në orën 17:00, në varrezat e Shalëve në Mleqan, afër xhamisë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të riut Ermal Afrim Shala, në moshën 19-vjeçare, nga Mleqani”, thuhet në njoftim.

Ermali kishte ardhur nga Italia për të kaluar pushimet pranë familjes dhe të afërmve të tij, por fatkeqësisht humbi jetën pas aksidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende duke u hetuar nga organet kompetente.

Lexo edhe:

Pretendimet për kri*me lufte të Bushit në Prizren, Kryeprokurori Kryeziu: Rasti i është përcjellë Prokurorisë Speciale

Asnjë koment

Comments are closed.