19-04-2024

Specialja fton edhe Jetullah Krasniqin nga Prizreni

Ish-ushtari i UÇK-së, Jetullah Krasniqi nga Prizreni, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Krasniqi ka njoftuar se për intervistim është ftuar të lajmërohet me datën 29 tetor, ndërsa këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “facebook”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Postimi i plotë:

Njoftim

“Dua te njoftoj opinionin dhe para se gjithash bashhkeluftetaret e mij se keto dite kam pranuar ftese nga zyra e prokurorit te dhomave te specializuara per t`u paraqitur dhe per te dhene deshmine time per periudhen e sherbimit ne UCK.

Edhe pse e konsideroj si nje gjykate te njeanshme dhe nje-etnike kam vendosur qe kesaj ftese t`i pergjigjem pozitivisht sepse si sot ashtu edhe dje(para 20 viteve) nuk kemi asgje per te fshehur, nuk kemi asgje per t`u turperuar. Eshte e tmerrshme qe ne edhe pas 20 vitesh vazhdojme te perballemi me drejtesine mbi bazen e akuzave te ngjarjeve te trilluara nga nje Alfred Hickok i kohes moderne siq ishte Dick Marty. Ndersa, kriminelet te cilet vrane e masakruan mbi 10 mije civile shqiptar, duke rrafshuar me toke fshatra e qytete te tera vazhdojne te shetiten te lire dhe te pa shqetesuar.
Duke marre para sysh numrin e madh te ftesave qe vazhdojne te dergohen per pjestaret e UCK-se shihet qarte qe ketu nuk kemi te bejme me raste individuale por eshte nje tendence e zbehjes dhe denigrimit te luftes se UCK-se dhe sakrifices se popullit tone per liri.
Askush nuk do te guxoje t`a cenoj lirine tone. Askush nuk do te mund te n`a sfidoj krenarine qe kemi per luften e lavdishme te UCK-se dhe deshmoret e kombit.

Lavdi luftes se UCK-se!
Lavdi deshmoreve te kombit!”

Asnjë koment

Comments are closed.