Spiunonte policinë tek shefi drogës, arrestohet papagalli në Brazil
Foto ilustrim:
Një papagall u arrestua në Brazil, në shtetin e Piaui. Shpendi ishte instruktuar nga padroni i tij, një shpërndarës droge, për ta lajmëruar nëse vinte policia si dhe për të bërë postierin
“Mami policia” ishte fraza kyçe.
Të hënën e 22 prillit, agjentët arritën t’i kapin të dy. Shpërndarësi tentoi të arratisej, por policia arrestoi shpërndarësin dhe një grua tjetër.
Bashkë me çiftin, policët morën edhe papagallin, i cili tani ndodhet në një kopsht zoologjik vendas.
Lajmi, i bërë i ditur nga shtypi Brazilian dhe Washington Post, u bë menjëherë viral.
Një gazetar brazilian tha se pas arrestimit, shpendi nuk nxori asnjë tingull, por qëndroi në heshtje.
Kjo nuk është hera e parë që një papagall përfshihet në trafikun e drogës.
Në vitin 2010, në Kolumbi, e njëjta gjë ndodhi me një zog tjetër.
Ai ishte stërvitur për të thirrur : “Vrapo, Vrapo!” në spanjisht sapo të shihte një polic./oranews