17-05-2024

Stadiumi në Zhur, nesër vihet gurthemeli

Paralajmërimet për fillimin e ndërtimit të stadiumi në Zhur të Prizrenit, duket se janë konkretizuar. Nesër në këtë fshat bëhet vënia e gurthemelit të stadiumit, që do t’i mundësojë klubit “Vëllzëria” por edhe të rinjve të kësaj ane, kushte të përshtatshme për aktivitete në futboll, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në ceremoninë përkatëse, që mbahet në orën 10:00 pjesëmarrjen e ka paralajmëruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Në  anën tjetër, në një njoftim të komunës, thuhet se në ceremoni do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ehat Oreshka dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Sipas MKRS-së projekti kapital për stadiumin në Zhur do të jetë investim i tërësishëm i këtij resori qeveritar.

Fotografia e KF Vëllazëria Zhur

Asnjë koment

Comments are closed.