19-04-2024

Suharekë: Debat me të rinjtë kundër dukurive negative

Kuvendi i të Rinjëve të Komunës së Suharekës, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, sot ka organizuar një debat me të rinjë lidhur me shumë tema si: “Dhuna në shkolla, masat parandaluese të dhunës në shkolla, droga, alkooli, ekstremizmi fetar, integrimi i komunitetit RAE, si dhe Integrimi Evropian.

 

Në njoftimin e kësaj komune, thuhet se pjesë e debatit ishte edhe kryetari, Bali Muharremaj, i cili pasi ka mbajtur një fjalë rasti për  të rinjtë e pranishëm, që kryesisht ishin nxënës të shkollave të mesme, më pas ka bashkëbiseduar lirshëm për temat që ishin paraparë për debat.

 

Kryetari Muharremaj, ka kërkuar nga të rinjtë të jenë më aktiv, të jenë të lirshëm gjatë bisedës, të japin kontributin e tyre kudo që janë. Rinia është shpresa jonë, ka thënë ai. “Kërkojë nga ju të jeni shembull për të mirë, ndërsa ju kërkoni nga unë çfarë të dëshironi, do t’ju ndihmojë në çdo kërkesë tuajën, që ka të bëjë me mundësin e ndihmës nga Komuna”, ka thënë ai, duke shtuar se ka të hapur derën për ta dhe në çdo kohë.

 

Ndërkaq, njoftohet se aktivitetet për Ditën e Evropës, vazhdojnë edhe nesër,  ku nga ora 10:00 fillon puntoria e artit, pastaj nga 14:00 do të bëhet mbjellja e 9 pemëve, nga ora 16:00 do të bëhet hapja e ekspozistës, si dhe krejt në fund mbrëmja argëtuese/koncerti që fillon nga ora 17:00 në oborrin e gjimnazit “Jeta e Re”.

Asnjë koment

Comments are closed.