21-11-2024

Suharekë: Dëgjohet eksperti i aktuaristikës në rastin ku zjarrfikësit po kërkojnë kompensimin e pagave

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, është dëgjuar eksperti i aktuaristikës Aziz Berisha i ftuar për ta bërë plotësimin e ekspertizës së tij në seancën e vazhdimit të shqyrtimit kryesor të çështjes.

Ndaj plotësimit të ekspertizës, të autorizuarit e palëve ndërgjyqëse nuk kanë pasur vërejtje, mirëpo të njëjtit i kanë parashtruar pyetje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E autorizuara e paditësve avokatja Sabrije Sylaj ndaj ekspertit ka parashtruar pyetjen se “ me padinë e parashtruar kësaj gjykate kemi kërkuar llogaritjen e kamatës ligjore 8% nga data 01.01.2012 deri përmbushjen definitive të obligimit, kjo kamatë a llogaritet tani në procedurë kontestimore apo vetëm në përmbarimore”, i njëjti është përgjigjur se “në pagesat e tilla periodike për shtesat për punën natën, vikendeve dhe festive ju janë llogaritur muaj për muaj dhe kamata me rastin e përmbarimit- pagesës definitive të këtyre mjeteve duhet llogaritur muaj për muaj, sipas arritjeve mujore për pagesë të tyre deri në pagesën definitive”.

Gjyqtari i çështjes Selajdin Gallapeni ka obliguar ekspertin që i njëjti të jap mendim shtesë lidhur me kalkulimin, përllogaritjen e kompensimit shtesë për secilin, veç e veç, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar më 26 mars 2021 në ora 9:00.

Sipas padisë, paditësit- punëtorët e Shërbimit të zjarrfikësve në Suharekë, Enver Shabani, Albert Shala, Sinan Limaj, Shaip Sylaj, Agron Bytyqi, Hysni Qerimaj, Gazmend Shala, Halit Bytyqi, Blerim Makica, Vesel Balaj, Liman Kolgeci, Avni Morina, Leutrim Bylykbashi dhe Jetush Sopa, kane kërkuar nga të paditurat Ministria e Punëve të Brendshme- Agjensia e Menaxhimit Emergjent dhe Komuna e Suharekës- Zyra e Personelit që të ua bëjë kompensimin e pagave, mëditjeve, punëve shtesë, koeficientit dhe punëve të bëra gjatë vikendit dhe rastet emergjente, që nga data e lidhjes së kontratës së punës e në vazhdimësi derisa të njëjtit të ushtrojnë këtë punë, me kamatë 8%, sipas mjeteve me afarizëm të bankës, nën kërcënimin e ekzekutimit të dhunshëm.

Këtë padi të njëjtit e kanë parashtruar pasiqë janë shterur të gjitha mjetet administrative. /BetimipërDrejtësi

Lexo edhe:

Torturat ndaj banorëve në Romajë të Hasit nga ushtria serbe, më 1998

Asnjë koment

Comments are closed.