26-04-2024

Suharekë: Paralajmërohet rregullimi i rreth 22 rrugëve nëpër fshatra

Derisa punimet për rregullimin e disa rrugëve lokale tashmë kanë nisur, në Bllacë, Gelancë, Sallagrazhdë e gjetiu, në këtë kontekst zyrtarët kanë paralajmëruar projektet për 22 rrugë të fshatrave, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”.

Në Bllacë ka filluar ndërtimi i rrugëve lokale. Këtu do të ndërtohen rrugët: “Krushqit”, “Frashëri” dhe rruga “Trimat”

Në një njoftim të komunës, thuhet se edhe në fshatin Gelancë kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve lokale. Bashkë angazhohemi në shërbim të qytetarëve”.

Në vazhdim do të fillojnë edhe projektet tjera për rregullimin e rreth 22 rrugëve lokale nëpër fshatra të Komunës së Suharekës.

Në Sallagrazhdë, po ndërtohen rrugët ”Deli Azemi” dhe “Shpenadija”. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, gjatë inspektimit të punimeve ka thënë se ndihet mirë sepse rregullohet rruga e cila shkon deri në shtëpinë e veprimtarit Hysen Gega i cili i ka dhënë shumë vendit.

SIc njoftohet për të parë fillimin e punimeve në terren ka dal Muharremaj, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Me këtë rast kryetari është shprehur se: ashtu siç ka premtuar do të veproj. “Planifikojmë projektet për 22 rrugë të fshatrave, ndërsa në çdo projekt do të inspektojë punimet së bashku me përfaqësuesit e qytetarëve”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.