30-11-2020

Rahovec: Riparohet rruga Drenoc-Pastasel dhe rregullohen disa rrethrrotullime

Në komunën e Rahovecit po vazhdon realizimi i disa projekteve të infrastrukturës rrugore.

Në këtë kontekst është asfaltimi i rrugës (sanimi i rrugës) Drenoc-Senoc-Pastasel dhe Polluzhë, pastaj rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Malishevë, rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Krushë e Madhe dhe Rahovec-Suharekë, shkruan Gazeta e Prizrenit.net

Kryetari i komunës, Smajl Latifi pasi ka parë nga afër ecurinë e punimeve ka deklaruar se edhe më tej do të vazhdojnë projektet infrastrukturore në këtë komunë.

Asnjë koment

Comments are closed.