Sukseset për Luana Vjollcën nuk kanë të ndalur këtë verë
Ka qenë mjaft aktive këtë verë. Fjala është për moderatoren dhe këngëtaren shqiptare, Luana Vjollcën e cila këtë vit po korr suksese të mëdha, shkruan lajmi net.
Me lansimin e dy këngëve “Mi dhe flakë mallit tim” dhe “Vetëm ty”, Vjollca ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Projektet e saj u bënë tejet të pëlqyera nga publiku, sa që thyen rekord shikueshmërie në kanalin zyrtar, Youtube.
E fundit këngë e realizuar në Gjakovë tashmë numëron mbi 3 milionë klikime, sukses ky tejet i madh për prezantuesen pasi kanë kaluar vetëm dy javë.
Nga ana tjetër, ajo së shpejti po ashtu fillon me emisionin e saj në të cilin ka paralajmëruar puntata të shumta.
https://instagram.com/p/BmI-CzRnA15/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control