24-11-2024

Sulmohet autobusi i lojtarëve të Bashkimit të Prizrenit

Autobusi që bartë lojtarët e KB Bashkimi të Prizrenit është sulmuar me gurë pas ndeshjes,  në dalje të Pejës. Kështu ka njoftuar klubi, raporton Gazeta e Prizrenit.

Bashkimi sonte ka humbur në Pejë. Ndeshja e zhvilluar në “Karagaçi” përfundoi 103:80.

Në komunikatën e klubit, për rastin e sulimit, ndër të tjera thuhet:

“Gurët e hudhura kanë dëmtuar pjesën e përparme dhe anësore të autobusit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tek lojtarët dhe ekipi.

Sulmi ka ndodhur derisa autobusi i ekipit ka qenë i përcjellur nga policia, e cila menjëherë ka bërë raportimin e rastit.

Kjo është hera e dytë që sulmohet autobusi i ekipit tonë, pasi që më parë kishte ndodhur një incident të tillë edhe në Mitrovicë.

Ftojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës që t’i ketë parasysh këto rastet dhe të merr masat e duhura për parandalimin e sulmeve të tilla edhe në të ardhmen.

Aktet e tilla nuk i përkasin basketbollit dhe duhet të dënohen menjëherë!” thuhet në komunikatën e KB “Bashkimi”. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e KB Bashkimi Official

Lexo edhe:

Bashkimi pëson nga Peja

Asnjë koment

Comments are closed.