Sveçla e publikon emrin e të arrestuarit për sulmin në Banjskë: Koha e tolerancës ka përfunduar
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi të dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë.
Sveçla ka bërë të ditur se i arrestuari është Stefan Raduloviq, i cili ishte në kërkim në lidhje me këtë rast.

“Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se në Merdare është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje. Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut. Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri.”, ka shkruar Sveçla.


