Tahiri i AAK-së e pranon se numri i ministrave dhe rritja e pagës së kryeministrit kanë qenë gabim
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, në një shkrim në Facebook ka pranuar se vendimet e Qeverisë për rritje të pagës dhe numri i madh i ministrave kanë qenë gabim nga ana e partisë AAK. Por ajo që e bën dallimin nga gabimet e qeverive të kalaura është fakti se këta janë ballafaquar me gabimet e tyre.
“Në konstilacionin politik të koalicionit, qeveria kishte mangësitë e saj, siç është numri i madh i zëvendësministrave, një trend në rritje qeveri pas qeverie, por ne morëm vullnetin ta qojmë në fazë finale të konsultimit Ligjin për Qeverinë. Ligj ky që kufizon dhe është kulmi i reformës në strukturën institucionale”, ka shkruar Tahiri.
“Ngjashëm, është me kritikat për rritjen e pagave, ku pavarësisht ‘konfirmimit’ që vendimi i kryeministrit ishte Kushtetues, ju dha fund abuzimit parazgjedhor me rritjen elektorale të pagave. Ne i pranojmë mangësitë, e mbi to ndërmorëm reformat më substanciale për t’i vendosur në binarë çështje që i kishte mbuluar pluhuri në mungesë të guximit e vullnetit”
“Ne nuk fshihemi prapa mëkateve të qeverive tjera, e gabimeve tona, por dallimi është se ne ballafaqohemi e ata hedhin fajin. Po ne kishim gabime të vogla, por duhet pranuar, ne e ndalëm dorëzimin e shtetit nga mëkatet e të tjerëve. Kryeministri Haradinaj, ka Aleancë me qytetarin, nuk fshihet, e nuk i ikë përgjegjësisë, ai ballafaqohet edhe atëherë kur mbetet i vetëm në të drejtën për vendin.”
/Gazeta Express/