17-08-2022

Tentim vrasje në Prizren, 31-vjeçari e plagos familjaren e tij 25-vjeçare

Mëngjesi i sotëm e gjeti të trazuar një familje në Prizren. Kjo pasi rreth orës 05:00 të mëngjesit, dy persona që kanë lidhje familjare patën një zënkë të rëndë e cila për pak sa nuk përfundoi me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Me armë zjarri, një person ka plagosur një familjare të tij më të re në moshë.+

Bëhet fjalë për një 31-vjeçar i cili ka plagosur me armë zjarri një 25-vjeçare, e cila po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Burime të Sinjalit brenda këtij Spitali, kanë treguar se 25-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetë, derisa Policia nuk ka arritur të arrestojë ende të dyshuarin.

Sipas informacioneve i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe Policia nuk ka arritur ta kapë ende.

Burime brenda Spitalit thonë se 31-vjeçari dhe viktima 25-vjeçare janë të së njëjtës familje.

Asnjë koment

Comments are closed.