Disa arrestime janë bërë në pikën e doganës me Shqipërinë në Vërmicë afër Prizrenit.
Në aksionin nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prizrenit, Admir Shala, Gazeta Express ka njoftuar për arrestimin e katër kontrabandistëve dhe katër doganierëve.
Ata kanë qenë në një vëzhgim disamujor, si të përfshirë në korrupsion.
Të arrestuarit dyshohet që në mënyrë ilegale, përmes korrupsionit, kanë lejuar që të futen në vendin tonë, nga Shqipëria, sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar.