24-11-2024

Therje me thikë në Prizren

Një person është therur me thikë në Prizren, ndërsa raportohet se autorët e rastit janë persona të panjohur.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa viktima (K/Shqiptar) ka raportuar se është sulmuar nga persona të cilët nuk i ka njohur, nga transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

“Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe gjendja e tij është stabile”, bën të ditur policia.

Në raport nuk jepet vendi i saktë i ngjarjes, por vetëm qyteti./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.