18-04-2024

Thyhet premtimi i Kurtit për meritokraci, në këtë ministri punësohet djali axhës së Sali Zybës

Punësimet familjare dhe rehatimi i militantëve partiakë po vazhdon edhe nga qeveria e Albin Kurtit – ani pse këta të fundit u zotuan dhe tërë fushatën premtuan se do ta çkapin shtetin dhe do ta respektojnë meritokracinë.

Gazeta Metro ka mësuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka rehatuar djalin e axhës së tij si asistent të Rozeta Hajdarit, ministres të Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike.

Drilon Zyba, është punësuar si asistent personal i ministres Hajdari, e cila do të udhëheq me njërën nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë së Kosovës.

Vlen të përmendet se Drilon Zyba është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë dhe vjen nga fshati Bukosh.

Ai madje ishte arrestuar në vitin 2012 nga Policia e Kosovës, gjatë një aksioni të Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.