27-07-2024

Tjetër fitore për Besnik Hasin, Mecheleni vazhdon serinë e ndeshjeve pa humbje

Mechelen ka regjistruar fitoren e radhës në Jupiler Pro League të Belgjikës.

Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi triumfoi sonte në shtëpi ndaj Kortrijk, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në elitën belge, shkruan Gazeta Express.

Kjo përballje përfundoi me rezultatin 3:0.

Trajneri gjakovar nuk di për humbje tash e shtatë ndeshje në elitën belge, duke regjistruar pesë fitore e dy barazime.

Mechelen pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe tani ngjitet në pozitën e tetë në tabelë. /Gazeta Express/

Standings provid

Asnjë koment

Comments are closed.