“Toplluha” sërish del nga shtrati, përmbyten toka bujqësore dhe rrezikohet shkolla e Medvecit
Nga mbrëmë, banorët e fshatit Medvec sërish janë në ankth nga vërshimet, pasi lumi ” Toplluha” ka dal sërish nga shtrati i saj si pasojë e të reshurave të shumta atmosferike. Përveç përmbytjeve në sipërfaqe bujqësore, uji po rrezikon të futet në objektin e shkollës së fshatit.
Të reshurat e 24 orëve të fundit, kanë ndikuar që lumi ” Toplluha” sërish të shkaktojë vërshime në fshatin Medvec. Përveç përmbytjes së tokave bujqësore dhe serrave, fëmijët që ndjekin mësimet në shkollën e fshatit bashkë me kolektivin po na rrezikohen, flet i shqetësuar plaku nga ky lokalitet, Sejdi Kastrati. E në shkollën e fshatit ” Brigada 125″, gjendja është tejet e rëndë, raporton tv prizreni.
Uji po rrezikon sërish të futet në brendi të objektit, ndërsa janë vendosur vetëm thasë me rërë që të pengojë deri në një masë depërtimin e ujit. I shqetësuar rreth kësaj çështje shprehet drejtori i shkollës, Hamëz Krasniqi, i cili thotë se për shkak të çështjes së sigurisë, nxënësit jemi detyruar t’i lirojmë para kohës nga mësimet, për shkak të rrezikut të depërtimit të ujit në objekt, thekson ai.
Plaku Sejdi Kastrati dhe drejtori Krasniqi, sërish apelojnë që institucionet përkatëse të angazhohen maksimalisht për të zgjidhur problemin duke bërë zgjerimin e shtratit të lumit, thanë ata. Ndryshe, banorët e Medvecit thanë se sa herë të reshurat atmosferike janë në sasi më të theksuar, vërshimet si pasojë e prurjeve rë Toplluhës janë të pashmangshme, dhe vazhdimishtë na krijohen telashe, thanë ata. Institucionet kanë ndërhyrë në disa raste, por me sa duket, angazhimet e tyre në rregullimin e shtratit të lumit në radhë të parë nuk kanë dhënë objektivat e kërkuara.