25-11-2024

Totaj: 60% e votuesve në Prizren kanë kërkuar ndryshim

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj ka thënë se 60% e votuesve në zgjedhjet e 17 Tetorit kanë kërkuar ndryshim.

Ai në emisionin CONTEXT në ATV tha se duke u bazuar në programin, profilin dhe përvojën e tij, si dhe nevojën për ndryshim është optimist për rezultatet e 14 Nëntorit.

“Nga praktika po tregohet se pozita e parë në balotazh është hendikep dhe tani nuk e kam këtë hendikep, e kam një avantazh se jam i dyti. E kur po e them këtë e kam parasysh se 60% të votuesve kanë votuar për ndryshim. Ky është ai optimizmi im, normal gjithmonë duke u bazuar në programin e mirë, në profilin tim, përvojën time profesionale. Por edhe në një deficit serioz në përformancën që ka treguar kryetari në ikje dhe elektoratin i cili ka identifikuar nevojën për ndryshim dhe 60% nga ta kanë votuar për ndryshim”, tha Totaj. /ATVLIVE/

Asnjë koment

Comments are closed.