23-11-2024

“Tre kom me t’i shprazë në ballë e 30 në trup”/ I riu kërcënon të dashurën

Një rast është raportuar sot nga një 20-vjeçare në Podujevë, e cila e ka denoncuar personin me të cilin është në lidhje dashurie qe një kohë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se është kërcënuar seriozisht nga i dashuri për shkak të disa fotografive që ia ka gjetur në njërin nga rrjetet sociale, pasi fillimisht kanë pasur një konflikt verbal.

Sipas informacioneve të para, diskutimi mes tyre ka eskaluar në kanosje, ashtu që i dyshuari e ka paralajmëruar se do ta pësojë keq, duke iu drejtuar me fjalë “Tre (plumba) kom me t’i shprazë në ballë e 30 në trup”.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Kanosje’.

P.S Fotoilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.