“Tre Luanët” i falen “ruletës ruse”, Anglia eleminon Zvicrën dhe siguron gjysmëfinalen
Ishte padyshim një përballje “kokë më kokë”, mes dy “gjigantëve” të futbollit evropian, me “Tre Luanët” e Anglisë dhe “Helvetët” e Zivcrës, që mbyllën gjithçka në rezultatin e bardhë, 1 me 1, në sfidën e parafundit çerekfinale Euro 2024, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, duke disktuar gjithçka mbi kualifikimin në goditjen e 11-metërshave, abcnews.al.
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Breel Donald Embolo, i cili gjeti rrjetën e Pickford, në minutën e 75’-të të sfidës, pas një pasimi të anësorit, Dan Ndoye, mirëpo vetëm 4 minuta ë pas “diamanti” anglez, Bukayo Saka dërgon topin pas shpatullave të Yann Sommer, për të dërguar sfidën në kohën shtesë, mirëpo në pjesët shtesë nuk erdhi asnjë gol, duke e lënë kualifikimin në dorë të “ruletës ruse”.
Falë goditjes së penalltive triumfin e madh e arritën “Tre Luanët” e Anglisë, të cilët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 5-3, ku për “Helvetët” e Murat Yakin gaboi “shtatlarti” i mbrojtjes, Manuel Akanji, goditje e të cilit u ndal nga Pickford.
Falë kësaj fitoreje, siç theksuam edhe më sipër Spanja bëhet gjysmëfinalistja e tretë e Euro 2024, teksa përballë tyre në mbrëmjen e 10 korrikut, në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit do të kenë fituesin e sfidës, Holandë-Turqi.