Tre të lënduar në një aksident në Vlashje të Prizrenit, ikën shoferi i dyshuar

Një aksident trafiku me të lënduar, në të cilin janë përfshirë tri automjetete ka ndodhur në rrugën Vlashne-
Vërmicë, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21, tek kthesa në afërsi të restorant “Kështjellës”, kur një veturë e tipit “Fiat” që po udhëtonte në drejtim të Zhurit, ka hyrë në tejkalim të një benzi, ndërsa ka goditur një motoçikletë, që po vinte përballë.

Zyrtari për media në policinë rajonale në Prizren, Vesel Gashi, ka thënë me këtë rast janë lënduar vozitësi i motoçikletës,
dhe pasagjeri i tij, të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK.

Lëndime të lehta po ashtu ka pësuar edhe vozitësi i veturës benz.

Pas rastit, vozitësi për të cilin dyshohet se ka qenë shkaktar i aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes. ndërsa prokurori ka nisur procedurat ndaj të dyshuarit./gazetaeprizrenit.net/