26-04-2024

DokuFest do ketë në fokus zonën kufitare Shqipëri-Kosovë

Në partneritet me Departamentin e Etnologjisë të Shqipërisë, Dokufest do të mbajë përsëri një punëtori nga Laboratori i Antropologjisë Vizuale.

Tema e sivjetme Liminaliteti: imazhe, tinguj, zëra – do të përfshijë një grup studentësh dhe kërkuesish të cilët do të kenë përqendrim etnografik në zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke synuar reflektimin dhe hartimin e liminaliteteve që formësojnë jetën moderne.

Liminaliteti është një nocion antropologjik i cili koncepton pozicionet e kufirit ndërmjetës në proceset shoqërore tranzicionale ose metamorfike, ku individët qëndrojnë në prag, dhe i përshtaten një gjendjeje në mes të identiteteve shoqërore.

Temat kryesore do të trajtojnë: Shtetin modern si prodhues i liminaliteteve dhe zonat kufitare si kontekste të liminaliteteve.

Materiali empirik – fotografitë, tingujt dhe zërat – do të prezantohet në një punëtori treditore gjatë edicionit tonë të shtatëmbëdhjetë në Prizren.

Një brez bashkëkohor i antropologëve socialë dhe politikë po sfidon perspektivat konvencionale duke trajtuar liminalitetin në botën moderne, duke pasqyruar modalitetet solide dhe /ose të rrjedhshme të modernizmit./KultPlus.com

Asnjë koment

Comments are closed.