26-09-2020

Turqia qorton edhe Serbinë, i kërkon Beogradit të mos e hapë ambasadën në Jerusalem

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka reaguar ndaj vendimit të Serbisë për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem, duke thënë është shumë e shqetësuar nga ky vendim.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga vendimi i Republikës së Serbisë për zhvendosjen e ambasadës së vet në Izrael në qytetin e Jerusalemit”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Atu gjithashtu thuhet se aneksimi i Jerusalemit nga Izraeli është kundërshtuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga Kombet e Bashkuara, shkruan Gazeta Express.

“Është theksuar në mënyrë të përsëritur nga rezolutat e ndryshme të Kombeve të Bashkuara se çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm me mishërimin e Shtetit Palestinez, kryeqytet i të cilit është Jerusalemi Lindor në bazë të kufijve të vitit 1967”, shkruhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Kjo ministri vlerëson se çfarëdo zhvendosjeje e ambasadës nga cilido shtet në Jerusalem do të përbënte shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar.

Asnjë koment

Comments are closed.