U varros Kujtim Paçaku
U varros ish-deputeti rom, Kujtim Paçaku. Në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha”, është mbajtur një akademi komemorative kushtuar jetës dhe veprës së të ndjerit, në të cilën morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë e qytetarë, si dhe disa përfaqësues të institucioneve.
Njëri nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Nexhip Menekshe, vlerësoi se Paçaku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në mbrojtjen e identitetit të komunitetit rom, derisa aktori Xhevdet Doda, ka thënë se i ndjeri ishte ndër personalitetet më të merituara për kultivimin e vlerave kulturore të romëve përmes teatrit.
Në emër të familjes, ka folur djali i të ndjerit, Denuri. Paçaku vdiq dje në moshën 59 vjeçare.