Uliks Fehmiu në Beograd: Bekim Fehmiu u tërhoq nga skena si protestë kundër epidemisë nacionaliste

Në Beograd është hapur edicioni i 48-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Beograd, dhe në këtë edicion, i ftuar nderi ishte Uliks Fehmiu, i cili edhe e hapi zyrtarisht këtë festival, shkruan KultPlus.

Në fjalimin e tij, Uliks Fehmiu para audiencës në Beograd tha se kur është njoftuar se ky edicion do ti dedikohet punës së babait të tij, kishte filluar ti rrihte zemra më shpejt.

“Ai sinqerisht mendoi se nëpërmjet artit do të mund të ndryshonte botën”, ka thënë Uliks Fehmiu i cili ka vazhduar se babai i tij poashtu ka besuar se puna e artistit është edhe zëri i atyre që nuk mund të flasin.

Më pas Uliks Fehmiu foli edhe për zhgënjimin e babait të tij. “Ishte 51 vjeç, po aq sa jam unë tani, kur edhe vendosi në heshtje të largohej nga skena. U largua nga skena si protestë kundër epidemisë nacionaliste”, ka thënë Fehmiu. /KultPlus.com