Më tepër se një vit nga dëmtimi, askush nuk ka intervenuar për riparimin e rrethojave mbrojtëse të urës së Marashit në Prizren.
Pos një imazhi të keq, kjo paraqet rrezik për fëmijët, ndërsa nuk ka ndonjë lëvizje të dukshme për riparim, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Lexo edhe:
Haskuka tallet me kuvendaren e VV-së që denoncon keqpërdorime, i thotë shko në Prokurori!
Rrethojat janë sanuar në mënyrë emergjente nga Komuna, në fund të qershorit 2019, por prej atëherë nuk u ndërmor asgjë për rikthimin e pamjes së mëparshme.
Muaj më parë, kuvendari i KK-së Ilir Gashi nga Vetëvendosje! kritikoi Komunën e Prizrenit për mos veprim. “A po pritni që ndonjë fëmijë të bie nga ura?” shkroi ai në “facebook”.
Jo vetëm që rrethojat e përkohshme mund të bien çdo çast, por mbështjellësja e vendosur në rrethoja paraqet një imazh të keq. Aty çdo ditë kalon një numër i madh i qytetarëve, përfshirë edhe të huaj që kalojnë kaj Marashi, apo rrugës Prizren-Prevallë-Brezovicë.
Ku mbeti Qendra e proklamuar e thirrjeve “ALO, KOMUNA!”?
Edhe sa kohë duhet të presin qytetarët e Prizrenit, që ura të renovohet..?!
A thua kur do të aktivizohen ekspertet e Komunës, apo mos rastësisht po presin afrimin e fushatës zgjedhore?! /GazetaePrizrenit.net