27-06-2024

Varroset me nderime veprimtari i çështjes kombëtare nga Nasheci, Adem Thaçi

Veprimtari që një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare, Adem Thaçi, i cili ndërroi jetë para tre ditësh në Gjermani në moshën 77 vjeçare, është varrosur me nderime në varrezat e fshatit Nashec të Prizrenit.

Pjesë e ceremonisë së varrimit të tij, ishin familjarë, miq, bashkëpunëtorë e përfaqësues të institucioneve, banorë të Nashecit dhe fshatrave përreth si dhe vëllau i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifati, mik e bashkëpunëtor i të ndjerit. Ai në një fjalim rasti ngushëllues, tha se Adem Thaçi, ishte një personalitet i respektuar i cili asnjëherë nuk u ndal për t’i shërbyer çështjes kombëtare shqiptare.

Ndërkaq, antropologu Nexhat Çoçj, lexoi biografinë e jetës dhe veprës së të ndjerit, Adem Thaçi- Daja, duke thënë se gjatë gjithë jetës së tij, atij i ka rrahur zemra për atdheun e robëruar, raporton TV Prizreni. Në emër të familjes, pjesëmarrësit në këtë takim lamtumirës më atdhetarin, Adem Thaçi, i ka falënderuar, Ali Thaçi. Një recital në këtë ceremoni mortore kushtuar të ndjerit, e ka recituar, Driton Bobaj.

 

Asnjë koment

Comments are closed.