KB “Bashkimi” femrat është shpallur kampion i Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur në finale Penzën.
Skuadra nga Prizreni e mposhti Penzën në ndeshjen e tretë finale me rezultat bindës, 77-50, transmeton Koha.net.
Ky është titulli i parë për vashat e Bashkimit që nga viti 2011.
KB Bashkimi ka njoftuar se në ora 21:00 do ta festojnë titullin tek kroi i “Shatërvanit” ndërsa pastaj festën do ta vazhdojnë në “Deja Vu”. “Ju presim të gjithëve, jeni të mirëpritur. Urime Prizren”, kanë shkruar ata.
“Fituam titullin e kampionit këtë edicion dhe trofeun e kthyem në Prizren pas shtatë vjetësh. Kemi qenë skuadër superiore në këtë vit, duke shënuar 14 fitore në po aq ndeshje dhe mos të harrojmë që jemi ekipi i vetëm i pamposhtur në Ligën e Femrave në pjesën e dytë të këtij edicioni”. “Urime Prizren, urime Arpagjik”.
Me këtë rast kanë falënderuar një nga një edhe lojtaret, krahas shtabit teknik dhe kryesisë. “Faleminderit Gresa, Khadija, Anastasia, Ulpiana, Aulona, Dea, Elira, Sara, Melda, Kybra dhe Erjona”.