20-04-2024

Ndërpritet uji në Rahovec

KRU “Gjakova” SH.A. njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit se do të ndërpres furnizimin me ujë në tërë zonat e shërbimit. Kjo planifikohet të premten, me datë 04 maj, nga ora 8:00. Ndërprerja e furnizimit me ujë, planifikohet të zgjas 25 – 30 orë.

 

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në tërë zonën e shërbimit (Gjakovë, Rahovec dhe fshatrat e Prizrenit, në përjashtim të pjesëve që furnizohen nga burimet), është lidhja e gypave kryesor në fabrikën e vjetër me fabrikën e rëndesa”, thuhet në njoftim.

 

Me këtë rast njoftohet se faza e dytë është në fazën përfundimtare.

 

Asnjë koment

Comments are closed.