24-04-2024

Vdekje e dyshimtë në Dragash

Mbrëmë, rreth orës 20:10 në fshatin Zlipotok të Dragashit, është raportuar se një viktimë e gjinisë mashkullore është dërguar në QKMF pa shenja jete, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin e Policisë, thuhet se sipas dëshmitarit mashkull kosovar viktima derisa kishte qenë në bjeshkët e fshatit Zlipotok nuk ishte ndier mirë me shëndet, andaj ishte dërguar te mjeku, i cili e ka konstatuar vdekjen.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.