Një 19 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë sot, në Prizren.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Tusus”, ndërsa i riu ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Pas një përleshje ndërmjet tre personave, është lëndu një person me thikë dhe i njëjti ka ndërru jetë në spital rreth orës 16:30.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, menjeherë pasi ka marrë informacionin nga ora Qendra Emergjente rreth orës 15:00, ndërsa ka kryer bastisjet”.
Dy të dyshuarit sipas Osmanollajt janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar./Indeksonline