02-05-2024

Vdes avokati i njohur nga Prizreni

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e avokatit prizrenas, Orhan Rekathati,

Ai u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Rekathati ishte palë mbrojtëse e Bajram Veliajt, burri që kishte vrarë gruan e tij, Armenda Aliu-Veliaj, në Prizren në vitin 2019.

Njoftimi nga OAK:

“Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Orhan Rekathati.Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 20.03.2023 në ora 12:00 (me drekë), në varrezat e qytetit në Prizren.
Avokati Orhan, u lind me 05.10.1943, në Prizren. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1971, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1973.
Avokati Orhan, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 15.11.1993, me seli të zyrës në Prizren”.

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.