24-11-2024

Vdes një i ri në Prizren, theret me thikë

Një 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë një sulm më thikë.

Derisa ai ka qenë në motoçikletë një veturë e ka goditur dhe më pas dy persona kanë dalë dhe me thikë e kanë sulmuar, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Policia ka marrë informatë për një sulm rreth orës 14 e 30 nga disa persona të dyshimtë. Policia ka kontaktuar me një dëshmitar që ka qenë bashkë me viktimën dhe ai ka treguar se viktima”.

Dy të dyshuarit janë ndaluar, ndërsa aktualisht policia është duke bastisur shtëpitë e tyre.

I riu që vdiq është nga qyteti i Prizrenit, i lindur më 1997.

Asnjë koment

Comments are closed.