21-11-2024

Vdes njëri nga të plagosurit në Rahovec, ishte veteran i UÇK-së!

Njëri nga të plagosurit më 19 shtator në Rahovec, ka vdekur në QKUK.

Faqja “OVL-UÇK në Rahovec” tregon se viktima ishte ish-ushtar i UÇK-së.

Rastin e pati raportuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”. Dy të plagosurit, të moshës madhore, janë dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim.

 

 

May be a black-and-white image of 1 person and smiling

Dy meshkujt, po ashtu të moshës madhore, siç thotë Policia, janë dorëzuar në stacionin policor.

“Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.