Vëllai i boksierit nga Kosova konfirmon vrasjen në Bielefeld, thotë se ndodhi në një pritë
Boksieri kosovar, Besar Nimani, është vrarë këtë mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.
Kjo është konfirmuar edhe nga vëllau i tij, Berati, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij, vrasja e Besarit ndodhi në një pritë dhe tradhëtisht.
Postimi i plotë nga Berati (pa ndërhyrje):
“Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani.
Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta.
Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhitisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush.
Te dua”.