Vëllai raporton në Polici ish të dashurin e motrës: Nuk e lë të fejohet
Një rast i kanosjes ka ndodhur në Rahovec.
Vëllai ka raportuar dje ish të dashurin e motrës në Polici, për arsye se i njëjti ka penguar fejesën e motrës së tij.
“Rahovec 08.02.2023 – 12:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./IO