17-06-2024

Vendos gjykata – Ky është dënimi për vrasësit e Lulzim Fejzullahut

Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë. I mituri i parë u dënua me 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë u dënua me 9 vjet burgim.

Shpallja e aktgjykimit sikurse edhe i gjithë procesi gjyqësor ka qenë i mbyllur për publikun, për shkak se në rast janë të përfshirë të mitur.

Kujtojmë se Lulzim Fejzullahu u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht, në Podujevë, kurse pas gjashtë ditësh, vdiq në QKUK./Betimi për Drejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.