20-04-2024

Vërmicë: Ndalohet shqiptari, voziste veturë të vjedhur në Itali

Në pikën e kalimit kufitar në Vermicë është ndaluar një shtetas i Shqipërisë, dje rreth orës 16:20.

Sipas policisë, gjatë kontrollit dhe verifikimit të veturës, ka rezultuar se vetura që drejtonte shtetasi i Shqipërisë, ishte raportuar si e vjedhur në Itali në vitin 2019.

“Me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.