Veseli i prekur thellë nga vdekja e Ajnishahe Halimit
Sot ka ndërruar jetë anëtarja e PDK-së, Ajnishahe Halimi.
Pas këtij lajmi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook duke thënë se është thellësisht i prekur.
”I prekur thellësisht nga vdekja e aktivistes së dalluar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ajnishahe Halimi. Me vullnet të madh për të jetuar, me qëndrueshmëri të madhe, ajo bëri një betejë shumë të gjatë me kancerin. Ishte një grua e fortë, që shërbeu si frymëzim për të gjithë ata që e njihnin. Ngushëllime familjes Halimi, aktivistëve të PDK-së dhe të gjithë miqve të saj. Prehu në paqe, Ajnishahe!” – tha Veseli.
Varrimi i të së ndjerës do të bëhet sot, në orën 17:00, në fshatin Gurelez (Kozhicë)./Indeksonline/