12-12-2024

Veseli, këmbëkryq në një dhomë në Prizren

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot ka qëndruar në Prizren, përkatësisht ka vizituar familjen Kastrati, në lagjen “2 Korriku”, që njihet si përkrahëse e PDK-së.

Në shoqërim të tij ka qenë edhe ministri në dorëheqje, Kujtim Gashi. Ata kanë bashkëbiseduar me disa nga banorët e kësaj pjese, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në foton e publikuar,  Veseli shihet i ulur këmbëkryq sipas traditës.

Fotografia e Kujtim Gashi

“Pritje e ngrohtë, takim frymëzues. Mikpritja e familjes Kastrati, është traditë në këtë lagje. Në lagjen “2 Korriku” Kadri Veseli dhe shumë ushtarë të Lirisë, u mirëpritën, u ushqyen dhe u frymëzuan në betejat për Lirinë e Kosovës.Me kryeministër Kadri Veselin në Dekadën e re është e mundshme”, ka shkruar ndër tjera në ‘facebook’ K.Gashi. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.