30-04-2024

Tri ditët e fundit në Prizren lindën dhjetë djem e dhjetë vajza

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 20 raste të lindjeve.

Sa i përket gjinisë, numri i tyre kësaj radhe është i barabartë. Pra dhjetë djem dhe po aq femra, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Numri i lindjeve “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe ka qenë pesë.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimit apo lëvizjes së qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.