13-12-2024

Veseli në Has: Këtu dyert ishin përherë të hapura për luftëtarët e lirisë (foto)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në mbrëmje ka qëndruar në Has, me ç’rast është takuar me një numër të banorëve të Hasit të Prizrenit.

Në një shkrim të shoqëruar edhe me foto në ‘facebook’, ai ndër tjera ka kujtuar kohën e luftës dhe pritjen që ia kishin bërë hasjanët.

Fotografia e Kadri Veseli

“Mysafir i hasjanëve, mikpritja e të cilëve është gjithmonë e përzemërt dhe bujare. Kam kaluar shumë ditë e net gjatë luftës në familjet hasjane. Dyert e tyre ishin përherë të hapura për luftëtarët e lirisë. Bashkë ishim në luftë dhe bashkë jemi edhe në paqe, në përpjekje për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë dhe vendin tonë”, ka shkruar Veseli./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Kadri Veseli

Asnjë koment

Comments are closed.