14-05-2024

Vetaksident në autostradë, deklarohet Policia

Në vetaksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai njoftoi se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 16:30, në autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren, km i 58-të, ka ndodhur një aksident trafiku (vet-aksident). Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.