23-11-2024

Vetëvrasjet e fundit në Prizren, alarm për shoqërinë

Rastet e fundit të vetëvrasjes së dy nxënësve përbëjnë alarm për shoqërinë.

Sipas policisë në Prizren, viktima e fundit ka dalë nga mësimi dhe ka shkuar në një objekt banesor të pabanuar, prej nga edhe i ka dhënë fund jetës.

Vesel Gashi, zyrtar policor në Prizren, tha se rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Turgut Ozal’’, që ndodhet prapa qendrës tregtare ‘ETC’. Mënyra e vrasjes është e njëjtë, ndërsa ende nuk dihet për motivin e rastit’’, tha ai.

Sipas policisë, viktima është A. D. nga fshatit Korishë, dhe ka qenë shoqe e klasës, (klasa dhjetë) me viktimën tjetër, rast ky që ndodhi një javë më parë.

Dy raste të këtilla të vetëvrasjes, të dyja vajza, të të njëjtës klasë përbën një shqetësim në vete dhe njëkohësisht alarm për shkollën, profesionistët e shëndetit mendor, familjet, OJQ-të që merren me këtë veprimtari, etj.

Masat janë aq më tepër të nevojshme dhe të shpejta, për të ndikuar në formë preventive,  sidomos tashmë kur ndodhemi në prag të përfundimit të vitit shkollor.

Në Prizren ekziston Këshilli për Siguri Bashkësi, në të cilin bëjnë pjesë akterë të fushave të rëndësishme, andaj edhe Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, si kryesuesi këtij organi duhet urgjentisht ta mbledh këtë këshill jo vetëm me qëllim të analizimit të gjendjes, por edhe marrjes së masave parandaluese, ku secili duhet të veprojë sa më parë në sektorin e vet.

 

Asnjë koment

Comments are closed.