19-04-2024

Vetura përfundon në ara në magjistralen Prizren-Gjakovë

Në fshatin Rogovë të Hasit, si pasojë e një aksidenti një veturë ka dalë nga rruga e ka përfunduar në ara.

Të hënën e 11 korrikut, ka ndodhur një aksident në rrugën magjistralen Prizren-Gjakovë, specifikisht në fshatin Rogovë të Hasit.

Si pasojë e aksidentit, vetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ara.

Ndërkaq një i lënduar nga ky aksident është përcjellë në spitalin e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.